Osmani, i lumtur për golin ndaj Laçit

Sporti

Osmani, i lumtur për golin ndaj Laçit

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 08:57

Mbrojtësi nuk i ka fshehur aspak emocionet e tij.

Tefik Osmani, në “qiellin e shtatë”, pas shënimit të golit kundër Laçit, takim që përfundoi me fitoren 2-0 të Skënderbeut. Mbrojtësi nuk i ka fshehur aspak emocionet e tij, teksa deklaroi se është shumë i lumtur që realizoi gol në rikthimin e tij në qytetin e lindjes.

Osmani shtoi më tej se asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë dhe sipas tij, ky edicion i Kategorisë Superiore, do të jetë më i bukuri. Lojtari i “Ujqërve të Dëborës” vijoi më tej duke thurur elozhe për ekipin korçar duke theksuar se grupi është mjaft cilësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat