Roma e nis si pretendente, 2-0 me Fiorentinën

Sporti

Roma e nis si pretendente, 2-0 me Fiorentinën

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:58

Ekipi i Garcia-s i cilësuar nga të gjithë si skuadra që duhet të rivalizojë Juventusin në garën për titull dhuroi një provë force ndaj vjollcëve

Roma dhe Fiorentina nuk ishte një festival golash, me verdhekuqtë që fituan 2-0 me një finalizim të Naingolanit e një të Gervinhos, por ishte gjithsesi një ndeshje spektakolare, me dy skuadra që zhvilluan një futboll të hapur e të bukur, si për të treguar se kanë dëshirë jo vetëm për një sezon prej protagonisteje në rezultate por dhe në lojë.

Ekipi i Garcia-s i cilësuar nga të gjithë si skuadra që duhet të rivalizojë Juventusin në garën për titull dhuroi një provë force ndaj vjollcëve nga Firence duke e dominuar në momente të caktuara ekipin e Montelës. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 37-të, kur një aksion i Gervinhos u finalizua nga Naingolan, që erdhi nga mbrapa për t’i dhënë epërsinë të tijve.

Fiorentina megjithatë nuk u dorëzua dhe kërkoi golin e barazimit por futbollistët miq nuk u treguan të saktë përpara portës. Saktësia i mungoi dhe Romës deri në minutën e fundit, kur Gervinho, protagonist absolut i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes duke i bërë mbylljen perfekte ndeshjes.

Tre pikë që në start për Romën, që këtë vit të paktën nga ajo që pamë në start duket dhe më e pjekur se një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat