Atletico shijon fitoren e parë në kampionat

Sporti

Atletico shijon fitoren e parë në kampionat

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:53

Ekipi i Simeones, pa trajnerin në stol duket se ka gjetur te Mario Mandzukic sulmuesin ideal.

Atletiko e Madrid mori fitoren e parë në kampionat pas ndalesës që bëri javën e parë ndaj Rayos në derbi. Ekipi i Simeones, pa trajnerin në stol duket se ka gjetur te Mario Mandzukic sulmuesin ideal. Kroati shënoi sërish për të tijtë duke u konfirmuar si një tjetër zgjedhje e zgjuar në sulm për “los colchoneros” që në vitet e fundit ka qenë skuadra që ka bërë merkaton më të mirë të sulmuesve në Europë. Kampionët e Spanjës ndaj Eibarit e nisën menjëherë me këmbën në gaz, duke kaluar përpara që në minutën e 11-të me brazilianin Miranda.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u thellua në të 25-tën nga Mandzukic që shënoi në mënyrën e tij të zakonshme, duke u ngritur në ajër për goditjen me kokë.

Eibari tregoi megjithatë se nuk duhet nënvlerësuar dhe në të 34-trën realizoi një gol për manual me Abrahamin.

Në fund skuadra mike mund të kishte marrë dhe një pikë, nëse sulmuesit e saj nuk do të kishin gabuar përballë portës së Atletikos. Athletic Bilbao, pas paraqitjes së shkëlqyer në Champions u përsërit dhe në kampionat duke shënuar të njëjtin numër golash 3, vetëm se këtë herë në portën e Levantes. Skuadra baske I dha drejtim takimit që në pjesën e parë, kur kaloi në avantazh me Adurizin. Në pjesën e dytë më pas Iturraspe dhe Munian vulosën rezultatin me golat e tyre, me Bilbaon që mori dhe tre pikët e para në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat