Apolonia bën surprizën, mposht Partizanin

Sporti

Apolonia bën surprizën, mposht Partizanin

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 22:22

Një gol i Cankës në 10 minutat e fundit vendosi një ndeshje shumë të luftuar..

Apolonia ndricon ndaj Partizanit. Skuadra fierake mori fitoren e parë në kampionat pas një ndeshje emocionuese me të kuqtë, që shpërdoruan dhe një 11-metërsh në pjesën e parë me kapitenin Nexhipi. Një gol i Cankës në 10 minutat e fundit vendosi një ndeshje shumë të luftuar në të cilin u godit dhe tre herë shtylla. Partizani, që një javë më parë kishte barazuar 1-1 në Lac synonte fitoren e parë në kampionat dhe mundësinë e pati në të 33-tën, kur fitoi një 11-metërsh që nuk u shndërrua në gol nga Nexhipi. Fierakët në krahun tjetër goditën traversën me Erkoceviq.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën, loja vazhdoi të ishte e ekuilibruar dhe emocionuese. Partizani mbeti me 10 vetë në fushë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Dishliev por gjithsesi pati raste për të kaluar përpara, teksa në të 71-tën Racic provoi të gjente kuadratin e portës. Shifrat ndryshuan në të 78-tën, kur Canka I ndihmuar dhe nga një devijim coi peshë impiantin vendas me golin e avantazhit. Disavantazhi c’orientoi lojtarët e Partizanit me Apoloninë që brenda dy minutash ju afrua golit me Mitrajn e Trajkovicin, që madje goditi dhe shtyllën. Partizani megjithatë e pati dhe një shans të fundit me anë të Cuculit, por portieri Cakovic bëri mrekullinë duke devijuar topin drejt shtyllës. U mbyll 1-0 me Apoloninë që merr fitoren e parë në kampionat, ndërsa për Partizanin nuk është fillimi që të kuqtë kishin pritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat