Lewandowski nuk mjafton, Schalke-Bayern 1-1

Sporti

Lewandowski nuk mjafton, Schalke-Bayern 1-1

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:39

Bavarezët zhvilluan një ndeshje me dy fytyra në “Arena Aufschalke”, ku pas dominimit të pjesës së parë u vu në vështirë nga vendasit.

Bajerni ndalet në Bundesligë. Schalke 04 frenoi 1-1 ekipin e Guardiolës, duke treguar karakter në një moment të vështirë, kur të gjithë mendonin se ekipi nga Geselkirshen ishte në krizë. Bavarezët zhvilluan një ndeshje me dy fytyra në “Arena Aufschalke”, ku pas dominimit të pjesës së parë u vu në vështirë nga vendasit në fraksionin e dytë. Dhe të mendosh që gjithcka kishte nisur shumë mirë për miqtë, që shënuan me blerjen kryesore të verës, Leëandoëski, që kombinoi mjaft mirë me Roden.

Gjithsesi në pjesën e dytë Schalke e kuptoi që nuk mund të qëndronte më pas. Këmbngulja e vendasve u shpërblye në të 62-tën me Hoëedesin që shënoi golin e barazimit.

Bajerni ishte i pafuqishëm për të fituar takimin me Schalken që e kontrolloi mirë lojën duke marrë një pikë ndaj skuadrës më të mirë gjermane.

Për Bejernin, titullar ishte dhe Xherdan Shaqiri. Ky i fundit luajti 90 minuta. Pas dy xhirove në Bundesligë, Bayerni ka katër pikë, derisa Schalke vetëm një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat