Stoke shokon Manchester City-n (VIDEO)

Sporti

Stoke shokon Manchester City-n (VIDEO)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 19:23

Manchester City ka zhgënjyer tifozët e mbledhur në Etihad Stadium, pasi ka pësuar disfatë minimale nga Stoke City.
Qytetarët javën e kaluar fituan bindshëm ndaj Liverpoolit duke thënë sinjale të forta se do të jenë kandidatët kryesor për të mbrojtur titullin edhe këtë sezon. Por, ata nuk u dukën si kampionë sot duke pësuar në fushë të vet nga Stoke.

Ishte senegalezi Mame Biram Diouf i cili vrapoi 80 metër me top duke tejkaluar kapitenin Vicent Kompani dhe duke mposhtur portierin Joe Hart, për të shënuar të vetmin gol të ndeshjes pas gati një ore lojë (58’).

Goli spektakolar i Diouf ia solli Cityt disfatën e parë të sezonit në Ligën Premier, e cila vjen pikërisht nga ish-trajneri i kësaj skuadre, Mark Hughes, që tanidrejton Stoke.

Djelmoshat e Manuel Pellegrinit bënë një paraqitje të përgjumshme shumicën e ndeshjes dhe, edhe pse u zgjuan kah fundi, nuk ishin të aftë ta barazojnë.

Nga takimet tjera të ditës, Newcastle United ka barazuar 3-3 ndaj Crystal Palace, derisa fitore kanë shënuar QPR ndaj Sunderland (1-0), Swansea City ndaj West Bromwich Albion (3-0) dhe Southampton ndaj West Ham United (3-1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat