Bundesliga, Leverkusen përmbys dy herë Herthan

Sporti

Bundesliga, Leverkusen përmbys dy herë Herthan

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:27

Wolfsburgu që një javë më parë kishte bërë të vuante Bajernin e Mynihut u ndal në shtëpi nga Eintracht Frankfurt..

Bajer Leverkusen i bën dy fitore në dy javë. Aspirinat vuajtën ndaj Hertës së Berlinit por në fund dolën fitimtarë, pasi përmbysën dy herë disavantazhin ndaj kryeqytetasve. Në “Bayarena” vendasit nuk e nisën mirë takimin, teksa Jevdaj devijoi topin gabimisht në rrjetën e tij duke i dhënë epërsinë Hertës. Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, kroati korrigjoi gabimin e tij duke barazuar shifrat në minutën e 50-të. Vendasit u dukën sikur kishin ndeshjen nën kontroll por Herta sërish përfitoi nga një gabim i Lenos duke shënuar golin e 2-1 me sulmuesin kryesor, Julian Schieber. Leverkusen pati meritën që barazoi menjëherë me boshnjakun Spahic, përpars se Julian Brandt në të 74-trën të realizonte golin e avantazhi të parë në këtë ndeshje për formacionin e Dutit. Qershinë mbi tortë e vendosi Bellarabi që shënoi golin e 4-2 5 minuta para fundit.

Wolfsburgu që një javë më parë kishte bërë të vuante Bajernin e Mynihut u ndal në shtëpi nga Eintracht Frankfurt duke mos ruajtur dot dy herë avantazhin. Naldo dhe Arnold shënuan për vendasit, ndërsa miqtë ju falën fillimisht një autogoli të Jung, përpara se Kadlec të barazonte në të 85-tën. Vendasit mund të kishin fituar ndeshjen, por në minutën e 92-të, topi shkoi në këmbët e Malandas, që ashtu si ndaj Bajernit shpërdoroi një rast të pabesueshëm.Në takimet e tjera të Bundesligës, u regjistruan këto rezultate:Hamburg Paderborn 0-3W.Bremen – Hoffenhaim 1-1Leverkusen-Hertha 4-2Wolfsburg-Eintracht 2-2Suttgart-Koln 0-2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat