Klopp i zhgënjyer: Humbëm kontrollin

Sporti

Klopp i zhgënjyer: Humbëm kontrollin

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 12:22

Borussia e Dortmund mori tri pikët e para në këtë sezon të Bundesligës pas fitores 2-3 në transfertë me Augsburgun.

Borussia e Dortmund mori tri pikët e para në këtë sezon të Bundesligës pas fitores 2-3 në transfertë me Augsburgun, megjithatë trajneri Jurgen Klopp nuk është i kënaqur nga mënyra sesi futbollistët e tij e menaxhuan lojën në fundit e takimit. Sipas trajnerit verdhezi, Borussia e humbi kontrollin dhe mund të kishte lënë dy pikë në “SGL Arena”.

“Shumë gjëra na dolën jashtë kontrollit, megjithatë rezultati pozitiv na ndihmoi shumë për të lënë pas humbjen brutale në ndeshjen e parë. Gjtihsesi po flasim vetëm për fillimin e sezonit”.

Kritik me sjelljen e skuadrës në fundin e ndeshjes ishte edhe qendërmbrojtësi Neven Subotic, i cili theksoi se verdhezinjtë nuk ditën të mbroheshin duke i lejuar kundërshtarit të shënonin dy gola. Gjithsesi nënkampionët e Bundesligës do të kenë kohën e mjaftueshme për të bërë një analizë të thellë të startit të seoznit, pasi ndeshjen e radhës do ta luajnë më 13 Shtator në “Signal Iduna Park”, ndaj Frieburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat