Mirë se erdhe trimëresha jonë, e arta e botës!

Sporti

Mirë se erdhe trimëresha jonë, e arta e botës!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2014 Në ora: 22:30

Kampionia e Botës, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), zbarkoi në orët e vona të së premtes në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë. Krenaria e sportit të Kosovës, së bashku me xhudisten Nora Gjakova (57 kg) dhe përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, janë pritur si heronj të vertetë nga shumë adhurues,një numër i madh ishin nga vendlindja e saj, Peja. Majlinda apo ambasadorja jonë shkëlqeu në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi. Ajo fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror. Bëri mrekulli në midis Rusisë. Trimëresha jonë në finale gjunjëzoi rumunen Andreea Chitu. Majlinda me luftërat e saja mahniti tërë botën por edhe tronditin shtetin rus, kur triumfoi në midis vendit të tyre! Kampionia e dyfishtë flet edhe për njerëzit se sa ishin pozitiv në Rusi. “Derisa nuk ka përfunduar lufta, nuk kam qenë e sigurt. Njerëzit në përgjithësi në Rusi kanë qenë pozitiv dhe një organizim të tillë nuk kemi parë asnjëherë. Fatkeqësisht sot gjithçka qëndron politikisht, mirëpo nuk mendoj që ka qenë pengesë aq e madhe, se tashmë njerëzit e dinë që unë jam nga Kosova dhe si sportiste jam formuar këtu. Fakti që unë e kam mbrojtur titullin dhe jam bërë kampione botërore, nuk më kanë penguar aspak pengesat e vogla që kanë qenë aty”, tha Majlinda. Ajo shtoi: "Më gëzon shumë fakti që këtë medalje e ka mirëpritur i gjithë kombi shqiptarë, ju ka gëzuar gjithë shqiptarëve kudo që janë. Unë po besoj që pas dy viteve, pas lojërave olimpike do ta përjetojmë prapë të njëjtin gëzim sepse dihet që ende nuk e kemi medaljen olimpike ne si komb dhe kjo po na mungon. Unë po premtoj se do të punoj shumë dhe nuk do t’ju zhgënjej dhe do të kthehem nga aty me medaljen e artë”. Driton Kuka, i lumtur deri në pikën e fundit që Kosovës ia solli medaljen e dytë të artë të Botës. “Me përsërit titullin e kampionit botërorë në Kampionatin e Xhudos është mjaft e veçantë. Kjo do të flitet edhe në sportin Botërorë, jo vetëm në Kosovë. Nuk ka ndodhur asnjë herë që të fitoj dy herë radhazi në këtë që ka fituar Majlinda. Majlinda ka pasur presion për shkak që gara është mbajtur në rusi dhe garuesja ka qenë ruse, mirëpo ja kemi arritur. Kjo është një sinjal që Kosova po hynë në hartën botërore si një fituese”, thotë Kuka. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, që e priti në aeroport, tha se nuk ëhstë lehtë të përsëritet ky titull. “Po i falënderoj të gjithë ekipin dhe padyshim që kjo përsëritje titullit, në secilin sport nuk është e lehtë. Kjo është diçka që na nderon dhe na inkurajon që të vazhdojmë mbështetjen edhe më tepër. Ne në këtë mandat e kemi kaluar dhe e kemi dyfishuar këtë mbështetje”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat