Borussia shënon fitore e parë

Sporti

Borussia shënon fitore e parë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 22:27

Borussia Dortmund e ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri. Ekipi i Jurgen Kloppit e ka mposhtur Augsburgun me rezultat 2:3.
Pas humbjes në shtëpi nga Bayer Leverkuseni, Borussia Dortmund është këndellur menjëherë. Skuadra e Jurgen Kloppit e ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri pasi ka mposhtur Augsburg me rezultat 2:3

Borussia e ka nisur furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 11-të Marco Reus ka shënuar për 0:1, derisa tre minuta më vonë Sokratis Papastathopoulos ka shtuar avantazhin në 0:2.

Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat. Kurse, nënkampioni i Gjermanisë arriti të realizoi edhe një herënëpërmjet Adrian Ramos në minutën e 79-të.

Vendasit zvogëluan epërsinë e Dortmundit në 1:1 me golin e realizuar nga Raul Marcelo Bobadilla, shtatë minuta pa përfunduar takimi.

Kurse, në fund të ndeshjes Tim Matavz realizoi për 2:3, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat