Kampionia e Botës shpërblehet me 40 mijë euro

Sporti

Kampionia e Botës shpërblehet me 40 mijë euro

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:19

(E plotësuar) Majlinda Kelmendi është shpërblyer me 40 mijë euro për medaljen e artë, të fituar në Kampionatin Botëror, derisa trajneri i saj, Driton Kuka mori shpërblimin prej 20 mijë eurosh.
Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Majlinda Kelmendit i është organizuar edhe një koktej rasti nga Ministria e Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Kurse, Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që Arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, ka shpërblyer Majlinda Kelmendin me 40 mijë euro, derisa trajnerin e saj, Driton Kuka me 20 mijë euro.

Ndërsa, kreu i KOK-ut nderoi me nga një plaketë dhe mirënjohje, Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, për suksesin e arritur në Kampionatin botëror.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin botëror të xhudos, në kategorinë deri në 52 kilogram, i cili është mbajtur në Rusi.

Kampionia e Botës mbërrin në Kosovë

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, ka mbërritur në Kosovës. Xhudistja pejane në Aeroportin ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i sporti Memli Krasniqi.
Majlinda Kelmendi ka mbërritur në Kosovës, pasi u stolis me medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili u mbajttë në Rusi.

Xhudistja pejane në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i sporti Memli Krasniqi.

Kurse, rreth orës 20 : 30 ekipi do të pritet nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.

Me këtë rast, Majlindës dhe trajnerit të saj, Driton Kuka do t’i ndahet edhe shpërblimi shtetëror për medaljen e fituar.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që Arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi shpërblehet me 40 mijë euro, e trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijë euro.

Pas kësaj, rreth orës 21:00 Majlinda dhe ekipi i saj, me përcjellje shtetërore, do të niset për në qytetin e saj të lindjes, Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat