Gara “Tour de Kosova” u zhvillua edhe në Ferizaj

Sporti

Gara “Tour de Kosova” u zhvillua edhe në Ferizaj

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 19:44

Ndarja e medaljeve dhe mirënjohjeve u bë në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
Duket se çiklistë gjerman në këtë edicion kanë ardhur edhe më të përgatitur, dje ishin dy në podium sikur edhe në etapën e dytë vetëm se kanë ndërruar vendet. Vitin kaluar ishte Heinrich ai i cili fitoi garën, ndërsa kësaj radhe po shquhen dy çiklistë nga dy ekipe gjermane. Kështu që në etapën e dytë në shtegun Ferizaj-QMI-Lipjan-Skenderaj-Pejë-Kullë të gjatë 130 kilometra triumfoi çiklisti gjerman nga ekipi Profi-line Sacsha Starker me kohë prej, duke lënë në vendin e dytë fituesin nga etapa e parë anëtarin e kombëtares së Kosovës Olsion Velia me +56’’ dhe në pozitën e tretë bashkëkombësin e tij Alexander Schlekrich me kohë të njëjtë. Pas dy etapave prin çiklisti i kombëtares së Kosovës Olsion Velija.
Para se te niste etapa e dytë në Ferizaj u bë edhe shpërndarja e medaljeve për tre ciklistet me të mirë të etapës së parë , fituesi i etapës së parë Olison Velia garus i përfaqësueses së Kosovës u shpreh të jetë i kënaqur me etapën e parë edhe përkundër problemeve që kishte pasur.
Edhe kryetari i Federatës es Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha, tha se nga viti në vit gara e turit të Kosovës vetëm sa vie e behet ma atraktive dhe me joshës për garuesit e shteteve te ndryshme .
Pasi qe qyteti i Ferizajt ishte nikoqir i etapës se parë dhe nga aty ka filluar edhe etapa e dytë për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar suksese çiklisteve ishte edhe kryetari i Komunës se Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtor. Ai me këtë rast i përshëndeti garuesit në tri gjuhë në shqip, gjermanisht dhe serbokroatisht . Kryetari Svarqa është shprehur i preveligjuar pasi si qytet dhe si njeriu i parë i qytetit janë nikoqirë te një etape të turit të Kosovës .
Ndarja e medaljeve dhe mirënjohjeve u zhvillua në sheshin kryesor “Adem Jashari” në Ferizaj.
Çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 3-të në shtegun Pejë-Klinë-Mrasor-Malishevë-Prizren të gjatë 85 kilometra

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat