Champions League na bën tejet të lumtur

Sporti

Champions League na bën tejet të lumtur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 18:17

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, tha se janë në një grup shumë të vështirë me Real Madridin, Baselin dhe Ludogorets nga Bullgaria. Sipas tij, grupi B në Champions League është mjaft i fortë, por optimist se do të kalojnë fazën e grupit! “Nuk ka rëndësi se me kë do të luajmë. Vetë fakti që ne jemi kthyer në Champions League na bën tejet të lumtur. Të jesh në një grup me Real Madridin është diçka speciale. Ata kanë skuadër të mirë dhe qysh nga tani po e mendoj atë ndeshje në Anfield”, tha Rodgers. Liverpooli pas një kohe kthehet në Champions dhe me synime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat