Etapa e dytë i takoi gjermani Sacsha Starker

Sporti

Etapa e dytë i takoi gjermani Sacsha Starker

Nga: Fazli BERISHA Më: 29 gusht 2014 Në ora: 15:46

Çiklizëm: Tour de Kosova-edicioni i 14-të

Duket se çiklistë gjerman në këtë edicion kanë ardhur edhe më të përgatitur, dje ishin dy në podium sikur edhe në etapën e dytë vetëm se kanë ndërruar vendet. Vitin kaluar ishte Heinrich ai i cili fitoi garën, ndërsa kësaj radhe po shquhen dy çiklistë nga dy ekipe gjermane. Kështu që në etapën e dytë në shtegun Ferizaj-QMI-Lipjan-Skenderaj-Pejë-Kullë të gjatë 130 kilometra triumfoi çiklisti gjerman nga ekipi Profi-line Sacsha Starker me kohë prej, duke lënë në vendin e dytë fituesin nga etapa e parë anëtarin e kombëtares së Kosvës Olsion Velia me +56’’ dhe në pozitën e tretë bashkëkombësin e tij Alexander Schlekrich me kohë të njëjtë. Pas dy etapave prin çiklisti i kombëtares së Kosovës Olsion Velia kohë të përgjithshme 7h43’37’’, i ndjekur nga Starker në vendin e dytë dhe Schlekrich në pozitën e tretë. Çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 3-të në shtegun Pejë-Klinë-Mrasor-Malishevë-Prizren të gjatë 85 kilometra. Pas natës së kaluar në qytetin buzë Alpeve shqiptare Pejë, këtu edhe nisën çiklistët nga një natyrë piktoreske dhe me monumente të shumta historike, vazhdojnë rrugëtimin përgjatë bukurive që jep rrafshi i Dukagjinit, duke kaluar fare afër ujëvarave të Mirushës për të përfunduar në qytetin historik të Prizrenit, në roje të kalasë dhe monumenteve kulturore dhe fetare të gërshetuara nga tri fetë.
Rezultatet e etapës së 2-të
1.Sacsha Starker (Profi-Line) 3h59’00’’
2.Olsion Velia (Kos) 3h49’56’’
3.Alekdsaner Schlekrich(Monteinfo) 3h59’56’

Renditja e përgjithshme

1.Olsion Velia (Kos) 7h43’37’’
2.Sacsha Starker (Profi-Line) 7h44’08’’
3.Alekdsaner Schlekrich(Monteinfo) 7h44’43’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat