“Furia e Kuqe” lë jashtë Piquen, Matan, Torresin

Sporti

“Furia e Kuqe” lë jashtë Piquen, Matan, Torresin

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 15:39

Kombëtarja e Spanjës synon të fillojë me fitore kualifikimet për Euro 2016. Përzgjedhësi i kombëtare spanjolle, Vicente del Bosque, ka publikuar listën për dy ndeshjet e shtatorit por me disa ndryshime. “Furia e Kuqe” apo kampioni në fuqi evropian, pas dështimit në Kampionatin Botëror –“Brazili 2014” , duken se kanë marrë mësim dhe tash pretendojnë paraqitje të nivelit edhe më të lartë nl kualifikimet. Jashtë kombëtares kanë mbetur Gerard Pique, Juan Mata e Fernando Torres. Spanja me 4 shtator luan miqësore në orën 21.00 ndaj Francës, ndërsa me 8 shtator ballafaqohen me Maqedoninë, në ndeshjen e parë të grupit C. Si duket Del Bosque ka nisur rindërtimin e ekipit pas dështimit në Brazil dhe parashikon rezultate pozitive qoftë bë miqësore qoftë në kualifikuese. Ja lista e kombëtares spanjolle: Portierët: Casillas (Real Madrid), De Gea (Manchester United), Kiko Casilla (Espanyol); mbrojtësit: Sergio Ramos, Carvajal (Real Madrid), Juanfran (Atlético), San José (Athletic), Albiol (Napoli), Marc Bartra (Barcelona), Jordi Alba (Barcelona), Azpilicueta (Chelsea); mesfushorët: Busquets (Barcelona), Cazorla (Arsenal), Cesc Fabregas (Chelsea), Iturraspe (Athletic), Pedro (Barcelona), Isco (Real Madrid), Silva (Manchester City), Iniesta (Barcelona), Koke (Atletico) dhe sulmuesit: Raul Garcia (Atletico), Diego Costa (Chelsea), Paco Alcacer (Valencia).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat