Xhaka e Mönchengladbach në grup me Villarealin

Sporti

Xhaka e Mönchengladbach në grup me Villarealin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:27

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili realizoi gol të bukur në fitoren e skuadrës së tij, Mönchengladbach, me rezultat 7:0 ndaj Sarajevës, janë në grup mjaft të vështirë në Europa League. Mönchengladbach është në grupin A me Villarealin, Zurich dhe Apollon nga Qipro. Xhaka do të ndeshet edhe me ekipin zviceran, Zurich, me të cilën luajnë shqiptarët Burim Kukeli, Berat Gjimshiti dhe Armando Sadiku. Futbollisti shqiptar, Migjen Basha, me ekipin e tij italian, Torino janë në grupin B me Copenhagen, Club Brugge e Helsinki, te kjo e fundit luan Erfan Zeneli. Shqiptari Valon Berisha me Salzburg kanë punë mjaft të vështirë në grupin D, ngase janë në grup me Celticun, Dinamo Zagreb dhe Astra. Arijan Ademi luan për Dinamon dhe shpreson në paraqitje të mirë. Dy shqiptarët e Kosovës, Valmir Berisha dhe Emir Bajrami me ekipin grek, Panathinaikos, janë gripin E me PSV-në, Estorilin dhe Dinamo (M). Ky është një grup shumë i vështirë por shpresojnë se do të tejkalojnë. Ekipi i mirënjohur italian, Napoli është në grupin I me Spartën, Young Boysin dhe Slovan Bratislava. Te Napoli është i regjistruar edhe Blerim Xhemaili, i cili flitet sa e sa herë se është afër kalimit të Milani. Ndërkaq, te Young Boysi luajnë shqiptarët Adrian Nikçi e Florent Hadërgjonaj, për të cilët është një grup shumë i vështirë. Skuadra e Interit është favoritë në grupin F, ku garon me Dnipron, St-Etienne dhe Qarabaq. Në përgjithësi është një short tejet i vështrëri për skuadrat ku luajnë shqiptarët, por secila me ambicie që të kalojë fazën e grupeve. Xhaka me Mönchengladbach janë skuadër që mund të arrijnë shumë në këtë garë mjaft të rëndësishme, por edhe shqiptarët tjerë.

B O X 1
Grupi A
1.Villarreal
2. Mönchengladbach
3. Zürich
4. Apollon

Grupi B
1.Copenhagen
2. Club Brugge
3. Torino
4. Helsinki
Grupi C
1.Tottenham
2. Besiktas
3. Partizan (B)
4. Asteras

Grupi D
1.Salzburg
2. Celtic
3. Dinamo (Z)
4. Astra

Grupi E
1.PSV
2.Panathinaikos
3. Estoril
4. Dinamo (M)
Grupi F
1.Inter
2. Dnipro
3. St-Etienne
4. Qarabaq
Grupi G
1.Sevilla
2. Standard
3. Feyenoord
4. Rijeka

Grupi H
1. Lille
2. Wolfsburg
3. Everton
4. Krasnodar
Grupi I
1. Napoli
2. Sparta
3. Young Boys
4. Slovan Bratislava

Grupi J
1. Dinamo (Ki)
2. Steaua
3. Rio Ave
4. Alborg.

Grupi K
1. Fiorentina
2. PAOK
3. Guingamp
4. Dinamo (Minsk)

Grupi L
1. Metalist
2. Trabzonspor
3. Legia
4. Lokeren

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat