Edhe Falcao kundër Brazilit

Sporti

Edhe Falcao kundër Brazilit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 13:47

Jose Pekerman, përzgjedhës i kombëtares së Kolumbisë, pa dyshim se e sheh si shumë të vështirë miqësoren me Brazilin e cila udhëhiqet nga Dunga. Pekerman publikoi listën e 25 futbollistëve që do të jenë pjesë e Kolumbisë në sfidën ndaj “Kariokëve”. Ajo që bie në qendër të vëmendjes pa dyshim është rikthimi në kombëtare i sulmuesit,l Radamel Falcao. “ Nga 23 futbollistët që ishin me ne në Kupën e Botës, unë kam thirrur 21. Kam lënë jashtë vetëm portierin Fayrid Mondragon dhe mbrojtësin Mario Yepes. Përveç 21 futbollistëve që ishin në Botëror për ndeshjen me Brazilin në ekip janë përfshirë edhe Radamel Falcao, Edwin Valencia, Aldo Ramirez dhe Luis Muriel. Sa i përket mbrojtësit Perea dua të them që nuk e kam grumbulluar pasi ai nuk ka filluar ende të luajë me klubin e tij Cruz Azul”. Ballafaqimi me Brazilin luhet me 5 shtator në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ja lista e futbollistëve: portierë: Arqueros: David Ospina (Arsenal), Camilo Vargas (Independiente), mbrojtës: Pablo Armero (Milan), Camilo Zuniga (Napoli), Cristian Zapata (Milan), Eder Alvarez (River Plate), Santiago Arias (PSV Eindhoven), Carlos Valdes (Philadelphia), mesfushorë: Abel Aguilar (Toulouse), Fredy Guarín (Inter), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina), James Rodriguez (Real Madrid), Aldo Leao Ramirez (Atlas), Carlos Sanchez (Aston Villa), Alexander Mejia (Atletico Nacional), Juan Fernando Quintero (Porto), Edwin Valencia (Fluminense), Carlos Carbonero (Cesena); sulmues: Jackson Martinez (Porto), Carlos Bacca (Sevilla), Teofilo Gutierrez (River Plate), Adrian Ramos (Dortmund), Victor Ibarbo (Cagliari), Falcao (Monaco) dhe Luis Muriel (Udinese).


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat