Cristiano Ronaldo “mbreti” i Europës

Sporti

Cristiano Ronaldo “mbreti” i Europës

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2014 Në ora: 19:04

Cristiano Ronaldo është mbreti i ri i Europës. Portugezi, u vlerësua me fanellën e argjendtë të UEFA-s, për paraqitjet e tij sezonin e kaluar në kompeticionin e kampionëve duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i turneut, pasi mundi dy kandidaturat e tjera të Arjen Robbenit dhe Manuel Neuerit. Kryegolashënuesi i vitit të kaluar dhe fituesi i Championsit të 10-të me Realin ishte në fakt favoriti kryesor për paraqitjet e tij me Los Blancos, aq sa shënoi dhe në finalen e Lisbonës ndaj Atleticos së Madridit.

Portugezi u shfaq i emocionuar në momentin kur mori trofeun ndër duar ndërsa nuk harroi të falënderonte dhe njerëzit e tij të afërm dhe shokët e skuadrës, pa të cilët ky titull personal nuk do të ishte i mundur. Për Ronaldon 2014 ka qenë një vit fantastik, pasi përveç lojtarit më të mirë europian, në Janar ai fitoi dhe “Topin e Artë” ndërsa në Maj u kurorëzua dhe kampion i Europës me klube me Realin.

Për femra ndërkohë, futbollistja më e mirë femër u vlerësua, fituesja e Champions League për femra me wolfsburgun, gjermania Nadine Kessler.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat