Short i rëndë për shqiptarët në Champions League

Sporti

Short i rëndë për shqiptarët në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2014 Në ora: 18:06

Faza e grupeve në garën më prestigjioze e Champions League me ankth po pritet anekënd Kontinentit të Vjetër. Real Madridi është kampion në fuqi. Një short interesant, pasi që pjesë e kësaj lige janë edhe shqiptarë (nëntë futbollistë dhe një trajner). Shorti i Champions League u hodh në Monaco, teksa finalja e kësaj gare do të mbahet në Berlin të Gjermanisë. Futbollistët shqiptarë, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji, Arlind e Albian Ajeti, me kampionin e Zvicrës, Baseli, janë në grupin B me kampionin Real Madridin, Liverpoolin dhe Ludogorets nga Bullgaria. Xherdan Shaqiri me Bayernin janë në grupin E me ekipin e Manchester City, CSKA nga Moska dhe Roma. Shqiptari Pajtim Kasami me ekipin grek, Olympiakos janë në grupin A me Atletico Madridin, Juventusin dhe Malmo. Në këtë grup është edhe shqiptari me prejardhje nga Kosova, Agon Mehmeti, me skuadrën e tij suedeze, Malmo. Besnik Hasi, kryetrajner i Anderlecht, është në një grup të vështirë. Ata janë në grupin D me Arsenalin, Dortmundin, Galatasaray dhe Anderlecht. Agim Ibraimi, futbollist me prejardhje nga Maqedonia, me Mariborin nga Sllovenia, janë në grupin G me Chelsea, Schalke dhe Sportingun.

Grupi A
1. Atletico Madridi
2. Juventusi
3. Olympiakos
4. Malmo

Grupi B

1. Real Madrid
2. Baseli
3. Liverpool
4. Ludogorets

Grupi C
1. Benfica
2. Zeniti
3. Leverkusen
4. Monaco

Grupi D

1. Arsenali
2. Dortmund
3. Galatasaray
4. Anderlecht

Grupi E
1. Bayern
2. Manchester City
3. CSKA
4. Roma
Grupi F
1. Barcelona
2. PSG
3. Ajax
4. APOEL

Grupi G
1.Chelsea
2. Schalke
3. Sporting
4. Maribori

Grupi H

1.Porto
2. Shakhtar Donetsk
3. Athletic
4. BATE Borisov

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat