Shala gati për Kampionatin Botëror

Sporti

Shala gati për Kampionatin Botëror

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 16:25

Egzon Shala, mundës nga Kosova që përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë, është në fazën finale të përgatitjeve në Bullgari për Kampionatin Botëror në mundje . Botërori mbahet nga 8-14 shtator në Tashkent të Uzbekistanit. “Kampionati botëror është shumë afër, kurse unë po zhvilloj përgatitjet e fundit në Bullgari. Të njëjtat po shkojnë shumë mire duke marr parasysh qe këtu ka shumë shtete, si: Bullgaria, Maqedonia, Spanja, Franca, Ukraina, Gjermania, Shqipëria e Kosova. Kjo po më ndihmon shumë pasi po më jep mundësi të kem edhe shumë sparingje. Ushtrimet po i zhvilloj nën përkujdesjen e trajnerit Sylejman Shala”, tha Egzon Shala. “Me ecurinë e deritanishme kam besim për një garë të denjë në Botëror pavarësisht disa dëmtimeve që kam pasur së fundmi. Por, shpresoj se do të kalojnë deri para garës pasi koha është e mjaftueshme për rehabilitimin e plotë”, thotë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat