Riorganizohen bardhekaltrat!

Sporti

Riorganizohen bardhekaltrat!

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2014 Në ora: 16:11

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina (femrat) premton një të ardhme të fuqishme dhe t’ia kthejnë dinjitetin kolektivit me renome. Sigal Prishtina është vazhdimësi e ish-Universitetit dhe që pretendon të rrisë cilësinë. Drejtuesit e këtij klubit tash janë më një projekt shumë konkret dhe ambicioz! Për vashat prishtinase po vjen një periudhë e re dhe gradualisht të rrisin nivelin në të gjitha aspektet. Klub që në vitet e fundit u ballafaqua me situatë të palakmueshme mbase në një rast ishin edhe para shuarjes në mungesë të mjeteve financiare. Edhe në kushte të vështira financiare ia dolën që të shpallen kampion. Tashmë në klubin me renome do të funksionojnë të gjitha gjërat në mënyrë të organizuar. Drejtuesit e kësaj skuadre thanë se do të funksionojë një akademi serioze, që do të zbulojë e formojë talent të kësaj loje, që do të janë bazë e mirë për të ardhmen në rrafshin ndërkombëtarë! Florian Miftari, drejtor i klubit Sigal Prishtina, tregoi për projektin që kanë dhe cilat janë ambiciet për të ardhmen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat