Asnjëherë nuk ka fituar në Silverstone!

Sporti

Asnjëherë nuk ka fituar në Silverstone!

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 15:08

Piloti i Yamaha, Valentino Rossi, synon fitoren në Silverstone në garën e MotoGP-së. Ai është i përgatitur dhe nuk ua ka frikën rivalëve. Në këtë edicion po dominon Honda me dhjetë fitore të Marquezit dhe një të Pedrosas. Rossi nuk ka fituar asnjëherë në Silverstone, pistë që mbetet një tabu për t’u thyer për 35-vjecarin. “Mezi pres të garoj në Silverstone, sepse nuk është një pistë e thjeshtë për mua. Vitin e kaluar nuk shkoi shumë keq, e përfundova garën në vendin e katërt, por këtë radhë mund të bëj më mirë. Pista është shumë e shpejtë dhe do të ishte shumë e rëndësishme nëse marrim rezultatet që duam. Po i afrohemi shumë objektivit tonë”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat