Shkëlqen amerikania Williams

Sporti

Shkëlqen amerikania Williams

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:18

Tenistja amerikane, Venus Williams, dëshmoi lojë të shkëlqyeshme, duke e mundur me rezultat 2:0 (në sete 6:1, 6:4) zviceranen Timea Bacsinszky, në të 32-tën e finales së US Open. Amerikania me reketin e saj bëri lojë të përsosur dhe për një orë e 26 minutave e eliminoi rivalen, e cila në të 16-ën e finales ballafaqohet me italianen Sara Errani. Fitore të madhe shënoi edhe zvicerani Stanislas Wawrinka, i cili e mundi me 3:1 (6:3, 6:4, 3:6, 7:6) brazilianin Thomaz Bellucci. Braziliani bëri paraqitje të mirë, por zvicerani u tregua edhe më i mirë mbase edhe përvoja i ndihmojë shumë që të dalë triumfues dhe të kualifikohen në të 16-ën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat