Ja shqiptarët e Champions Leagues

Sporti

Ja shqiptarët e Champions Leagues

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2014 Në ora: 11:15

Champions League në futboll ka një numër të madh të shqiptarëve dhe disa prej tyre janë edhe më të merituarit që klubet e tyre janë kualifikuar në fazën e grupeve. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është pjesë e skuadrës së Bayernit dhe prej favoritëve për tët fituar Championsion. Baseli, kampion i Zvicrës, ka në radhët e veta pesë shqiptarë. Shkëlzen Gashi, një mesfushor i dëshmuar që çdo ndeshje po shënon gola për ekipin e njohur zviceran. Ai së bashku me Taulant Xhakën, Naser Aliji dhe Arlind e Albian Ajeti, do të janë forcë e skuadrës në garën më prestigjioze. Pastaj pjesë e kësaj gare është edhe Pajtim Kasami, që në hapje të kampionatit grek tregoi lojë të mirë dhe shënoi evrogol për Olympiakosin. Ai me Olympiakosin kanë synime të mëdha. Dy klubet që vlerësohen si befasia më e madhe e kualifikimit në Champions pa dyshim janë Malmo nga Suedia dhe Maribori nga Sllovenia. Në ekipin e Mariborit luan Agim Ibraimi, i cili është alfa dhe omega e kësaj skuadre sikur edhe sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Agon Mehmeti të Malmo. Dhe në anën tjetër, kemi edhe trajnerin nga Kosova, Besnik Hasi, në krye të skuadrës së mirënjohur belge, Anderlecht. Hasi, ish-futbollisti i mirënjohur, me sukses po drejton Anderlecht-in, me të cilën u shpall kampion dhe fituan Superkupën e Belgjikës. Një shqiptar për herë të parë do të jetë trajner në një ekipi të njohur dhe në garën më të madhe të Kontinentit të Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat