Marquez: Nuk e njoh më fjalën presion

Sporti

Marquez: Nuk e njoh më fjalën presion

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 00:29

Piloti spanjoll nuk ka më presionin për t'i fituar të gjitha garat e këtij sezoni.

Marc Marquez, lideri aktual i kampionatit botëror të Moto Grand Prix, ndihet më i relaksuar në prag të garës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Silverstone, sepse pas vendit të katërt në cirkuitin e Brno, piloti spanjoll nuk ka më presionin për t'i fituar të gjitha garat e këtij sezoni.

“ Në Brno patëm një fundjavë të vështirë, gjithsesi rëndësi ka që arritëm të merrnim pikë me vlerë. Madje tani jam më i qetë pasi nuk do të ndiej më presionin e njerëzëve për ti fituar të gjitha garat. Për mua e rëndësishme është të fitoj kampionatin dhe jo të thyej rekorde”.

Në prag është Cmimi i Madh i Anglisë. Marquez mbetet optimist mbi mundësitë që ka Honda për të synuar fitoren në Silverstone.

“ Testet që zhvilluam në Brno pas garës, treguan se motori ndodhet në një gjendje të mirë. Vitin e shkuar gara ime në Silverstone u kondicionua nga rrëzimi që pata në xhirot e warm up. Shpresoj që gjatë këtij viti të jem në 100% të formës time gjatë të gjitha garave, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të synoj fitoren në cdo pistë”.

Pas 11 garave të para Marc Marquez udhëheq klasifikimin e përgjithshëm me 263 pikë, 77 më shumë se shoku i tij i skuadrës, spanjolli tjetër Daniel Pedrosa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat