Derbi i madh shqiptar, pa fitues në Maqedoni

Sporti

Derbi i madh shqiptar, pa fitues në Maqedoni

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 22:48

Shkëndija e Tetovës dhe Renova nga Xhepçishti i Tetovës, u ndanë baras (1:1) në derbin e madh shqiptar apo tetovarë, në javën e pestë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Dy skuadra më të mira shqiptare që pretendojnë kreun e tabelës, treguan lojë shumë të mirë, por asnjëra nuk ia doli të sigurojë fitoren, por u ndanë në paqe. Shkëndija kërkojë fitore me ngulm, sepse kishte edhe një arsye tjetër, ngase kremtoi 35 vjetorin e themelimit. Skuadra kuqezinj kremtoi 35 vjetorin e themelimit me një manifestim modest, me të cilin u rikujtuan gjithë ata që formuan klubin tetovar dhe që morën pjesë në aktivitetet e viteve 1979/1981. Me rastin e përvjetorit të 35-të të skuadrës tetovare, grupi i njohur muzikor ‘Elita 5’, promovoi himnin zyrtare të klubit ‘kuqezi’. Izair Emini realizoi në minutën e 7-të për Renovën, por mikpritësit barazuan në atë të 70-tën me golin e Bojan Vruçinës. Shkëndija renditet në vend të pestë me 8 pikë, kurse Renova e gjashta me 5 pikë, ndërsa Vardari i Shkupit kryeson me 11 pikë të mbledhura.

Rezultatet
Vardar -Turnovo 0:0
Shkëndija-Renova 1:1
Sileksi-Teteksi 3:1
Bregallnica-Metalurgu 0:1
Pelisteri-Rabotniçki 1:0

Tabela

1. Vardari 5 3 2 0 8:3 11
2. Metalurgu 5 3 2 0 7:2 11
3. Sileksi 5 3 2 0 7:2 11
4. Pelister i 5 3 0 2 4:2 9
5. Shkendija 5 2 2 1 9:8 8
6. Renova 5 1 2 2 3:5 5
7. Rabotniçki 5 1 1 3 4:7 4
8. Turnovo 5 1 1 3 4:9 4
9. Bregallnica 5 1 0 4 4:7 3
10. Teteksi 5 0 2 3 4:9 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat