Agushi me top në kokë thyen rekordin në 1000 metra!

Sporti

Agushi me top në kokë thyen rekordin në 1000 metra!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2014 Në ora: 19:40

Zhongleri Agim Agushi nuk ka të ndalur me thyerjen e rekordeve dhe deri më tash ka thyer tetë rekorde botërore! Ai është impresionuar me rekordin e radhës që ka thyer në qytetin e Prizrenit. Ai nuk kënaqet as me këtë rekord, sepse misioni i tij është ta thyejë rekordin me vozitje të veturës kabriolet me top në kokë ose në Prishtine ose në Zagreb. “Rekordi i botës i arritur në Prizren në disiplinën e vrapimit 1000 metra me top në kokë është 4 minuta e 52 sekonda e 79 te qindtat. Kjo është mbajtur nën patronazhin e komunës së Prizrenit. Deri më tash nuk e ka arritur askush këtë rekord botëror”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Agushi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat