Refuzon shiritin e kapitenit

Sporti

Refuzon shiritin e kapitenit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:24

Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller, përjashton veten nga kandidatët potencialë për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren gjermane. Në një intervistë futbollisti 24-vjeçar theksoi: “Mendoj se ka shumë kandidatë të tjerë potencialë që ndodhen përpara meje në këtë garë. Bastian Schweinsteiger ka qenë zëvendëskapiten pastaj në skuadër kemi edhe një portier ekspert si Manuel Neuer. Ai është numri 1 më i mirë në Botë dhe e meriton shumë më tepër se unë shiritin e kapitenit. Nuk shqetësohem aspak për këtë çështje madje as që nuk tia di për shiritin e kapitenit. Unë mendoj se për të qenë një lider nuk është nevoja të mbash në krahë një fashën e kapitenit. E rëndësishme është që kur zbret në fushë të japësh më të mirën tënde për ekipin përfaqësues”. Thomas Muller edhe pse është vetëm 24-vjeç deri tani ka zhvilluar në total 56 ndeshje me kombëtaren gjermane duke shënuar edhe 22 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat