Takimi Klitschko – Pulev, shtyhet për 15 nëntor

Sporti

Takimi Klitschko – Pulev, shtyhet për 15 nëntor

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 16:11

Ekipi i menaxherëve të kampionit botëror në kategorinë e rëndë në boks, Wladimir Klitschko, do ta mbroj titullin e tij në verzionin IBF, WBA dhe WBO, kundër bullgarit, Kubrat Pulev, më 15 nëntor.

Ky duel ishte paraparë për 6 shtator, por është dashur të shtyhet për shkak të një lëndimi të Klitschkos, që kërkon shërim së paku katër javë.

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev, nuk ka pësuar disfatë në 20 takime të deritashme, ndërsa prej 20 fitoreve, 11 i ka shënuar me nokaut.

Klitschko deri tash i ka pasur 62 fitore, prej tyre 53 me nokaut, dhe tri humbje.

Ky do të jetë dueli i 26-të i tij për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat