Haliti 'terrorizon' Marcelo Lippin, kualifikohen në Asia Champions

Sporti

Haliti 'terrorizon' Marcelo Lippin, kualifikohen në Asia Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2014 Në ora: 15:59

Labinot Haliti, futbollist nga Kosova është shqiptari i parë në histori që shkel gjysmëfinalen e Asia Champions League. Skuadra australiane, WS Wanderers, bën historinë. Haliti luajti titullar dhe kontribuoi në kualifikim. Ata si mysafir humbën 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande. Në ndeshjen e parën çerekfinale, WS Wanderers fitoi me rezultat minimal 1:0 dhe fitorja si vendas i ndihmoi kualifikimin e tyre, sepse goli si mysafir ka vlerë të dyfishtë. Trajneri i mirënjohur dhe ish-përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, është i shokuar që u eliminuan nga skuadrat e shqiptarit. Gjithsesi se Haliti ka merita të mëdha, i cili në këtë edicion ka shënuar katër gola në garën më të madhe të Azisë! Juriç në minutën e 58-të nga penalltia kaloi në epërsi ekipin australian, ndërsa kinezët u kthyen në lojë me golat e Diamantit në minutën e 61-të dhe Elkeson 90+1, por nuk iu ndihmojë në kualifikim, për shkak të humbjes 1:0 në Sydney. Duhet shtuar se skuadra kineze e cila kushton rreth 400 milionë euro ka humbur një penallti në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 33-të, kur Elkeson nuk shënoi.WS Wanderers në gjysmëfinale do të takohen me skuadrën nga Koreja e Jugut, Seoul, e cila e eliminoi Pohangun po ashtu nga ky shtet. Ndeshja e parë do të luhet në Seul, kurse ajo e kthimit në Sydney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat