Ministri, përgatiti 40 mijë euro për Majlindën!

Sporti

Ministri, përgatiti 40 mijë euro për Majlindën!

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:28

Majlinda Kelmendi (52 kg), krenaria e sportit të Kosovës, kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, me ligjin e rregulluar të sportit, do të shpërblehet me 40 mijë euro për medaljen e artë në Kampionatin Botëror. Luanesha jonë ka treguar edhe një herë superioritetin në botën e xhudos, duke rrahur një nga një kundërshtaret. Një Majlindë, që fitoi edhe 900 pikë të reja botërore dhe pa dyshim se shumë bindshëm po prin në të gjitha ranglistat botërore! Majlinda vitin e kaluar ishte kampione e botës në Rio dhe sipas ligjit u shpërblye me 40 mijë euro, tash i pret edhe 40 mijë të tjera. Të lumtë Majlindë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat