Në rend dite kërkesa e FHK- në EHF

Sporti

Në rend dite kërkesa e FHK- në EHF

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:21

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira për Federatën e Hendbollit të Kosovës nga arena ndërkombëtare. FHK-ja që nga 18 dhjetori i vitit 2004 është e pranuar me kushtëzime në Federatën e Hendbollit Evropian dhe në shtatorë pritet të pranohet me drejta të plota. “Ju rikonfirmojmë se Federata e Hendbollit e Kosovës nga data 18-21 shtatorë merr pjesë në Kongresin e 12-të të Federatës Evropiane të Hendbollit,e cila organizohet në Dublin të Irlandës. Në rend dite si mocion do te jetë edhe kërkese e FHK-së për pranim të plotë, dhe pritet edhe anëtarësimi me te drejta te plota”, thuhet nga FHK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat