Atletico, ‘luftë’ me Juven për Shaqirin

Sporti

Atletico, ‘luftë’ me Juven për Shaqirin

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 09:04

Sipas mediave spanjolle kampioni i La Ligas, Atletico Madrid, ka bërë edhe ofertë zyrtare për huazimin e mesfushorit shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqirin.

Drejtuesit e klubit bavarez të Bayern Munichut janë të gatshme ta japin në huazim mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe menjëherë janë lajmëruar ekipet e interesuara.

Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid kërkon Shaqirin dhe ka bërë një ofertë për futbollistin, sipas gazetës spanjolle, "As". Interesimi tjetër vjen nga Itali dhe kampioni aktual i saj, Juventus që po ashtu është duke pritur rastin të angazhojë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat