Apolonia përforcohet me Erion Xhafën

Sporti

Apolonia përforcohet me Erion Xhafën

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 00:57

Klubi fierak prezantoi gjatë ditës blerjen e mbrojtësit Erion Xhafa.

Apolonia bën një tjetër goditje në merkato në ditët e fundit të saj. Klubi fierak prezantoi gjatë ditës blerjen e mbrojtësit Erion Xhafa. Futbollisti lushnjar firmosi një kontratë tre vjeçare me skuadrën fierake, e cila nuk e nisi mirë kampionatin teksa u mund në shtëpi me rezultatin 3-0. Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 26, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur më parë dhe me ekipin e Lushnjes, Kastriotin dhe Shkumbinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat