Reali i rikthehet pistës “Falcao”

Sporti

Reali i rikthehet pistës “Falcao”

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 00:18

60 milionë euro është oferta e Florentino Perez për klubin e Principatës, të njëjtën shumë e shpenzoi një vit më par për ta shkëputur nga Atletico Madrid.

Reali i Madridit i rikthehet pistës Falcao, pasi nuk është i bindur se Karim Benzema mund të përballojë i vetëm sezonin. Drejtuesit e Los Blancos kanë nisur kontaktet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Monacos pas shitjes së Di Marias te Manchester United. 60 milionë euro është oferta e Florentino Perez për klubin e Principatës, që të njëjtën shumë e shpenzoi një vit më par për ta shkëputur nga Atletico Madrid. Në fakt Falcao u shpreh së fundmi se gjasat janë që ai të qëndrojë në kampionatit francez, por zhvillimet e fundit kanë marrë tjetër rrjedhë. Los Bankos edhe pse kanë bërë disa goditje të rëndësishme, ku vecohen James Rodriguez dhe Tony Kroos, kanë nevojë për një tjetër qendërsulmues cilësor për ta alternuar me Karim Benzema.

Falcao kërkohet më ngulm edhe në Juventusit, që synon ta transferojë në Torino në formën e huazimit, por pronari rus i Monacos, Rivolovlev, preferon të arkëtojë 60 milionë euro cash, para të cilat do t’i shpenzonet për të investuar te futbollistët e rinj të talentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat