Majlinda: Jam e lumtur që po e bëj Kosovën të lumtur

Sporti

Majlinda: Jam e lumtur që po e bëj Kosovën të lumtur

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:57

Majlinda Kelmendi ka treguar edhe njëherë modestinë e saj pas triumfit të radhës.

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ndihet e lumtur pas medaljes së artë të fituar në Botërorin e Rusisë.

Kelmendi theksoi se u gëzua shumë për të artën pasi e dinte se të gjithë bashkëvendësit e saj i kishin sytë në të sot.

“Unë jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme. Të jesh kampione botërore në fuqi, unë erdha këtu si favorite, por isha e gatshmë për ?do medalje. Kësisoj, e arta është fantastike”, u shpreh Majlinda për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“Unë e di se të gjithë ishin duke më shikuar drejtpërdrejt në vendlindjen time. Ata duhet të jenë të lumtur tani. Edhe unë jam e lumtur që poi bëj njerëzit e mi të lumtur”, shtoi tutje Kelmendi, e cila falënderoi presidentin e IJF-së, Marius Vizer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat