Milani afër Torres, Bayern Mynih blen Benatian

Sporti

Milani afër Torres, Bayern Mynih blen Benatian

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:15

Merkato e futbollistëve është në ditët e fundit të saj dhe sigurisht që ekipet janë duke bërë maksimumin për tu përforcuar për sezonin e ardhshëm.

Një ndër ekipet që këto ditë pritet të bëjë disa blerje është Milani, pasi me largimet e Kakas, Robinjos dhe së fundmi të Mario Balotelit, do t’i duhet të zëvendësoj të paktën dy prej tyre. Nga sa bëhet e ditur nga mediet angleze, zëvendësuesin e Marios, Milani tashmë e ka gjetur pasi është shumë pranë blerjes së spanjollit F.Torres në formë huazimi. Gjithashtu, edhe holandezi Von Ginkel, që gjithashtu luan me Chelsean në Angli, duket se do të afrohet në radhët e kuqezinjve të Milanit.

Nga ana tjetër, një lëvizje e rëndësishme është bërë në aksin Mynih-Romë, pasi mbrojtësi Benatia ka kaluar në radhët e gjermanëve për shifrën e 26 milionë eurove plus 4 milionë të tjera bonuse. Ndërsa Roma menjëherë gjeti zëvendësuesin e tij, duke blerë grekun Manolas. Edhe pse nuk është deklaruar shifra e transferimit të mbrojtësit grek, dyshohet se vlera nuk i ka kaluar 10 milionë eurot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat