Di Maria te Man. United për 75 mln Euro

Sporti

Di Maria te Man. United për 75 mln Euro

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:01

Futbollisti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin nga “Old Trafford” dhe do të përfitojë një pagë marramendëse prej 251 mijë euro në javë.

Angel Di Maria, emri më i diskutuar i ditëve të fundit në merkaton e verës është zyrtarisht një futbollist i Manchester United. Klubi i “djajve të kuq” realizoi blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League duke paguajtur 75 milion + 5 bonus për shërbimet e argjentinasit. Ftohja e krijuar në Madrid kohët e fundit mes klubit dhe Di Marias, me këtë të fundit që ishte i pakënaqur me ofertën e rinovimit të los blancos shtyu Manchester United të bënte hapin e madh për blerjen e fantazistit. Futbollisti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin nga “Old Trafford” dhe do të përfitojë një pagë marramendëse prej 251 mijë euro në javë, që është e dyta në radhë pas asaj të Ëayne Rooney.

Gjithashtu në marrëveshje është përfshirë dhe një bonus për Realin e Madridit, në rast se futbollisti do të arrijë të fitojë “Topin e Artë” në periudhën që do të luajë në Manchester. Di Maria kishte mbërritur që këtë të hënë në selinë e United për të firmosur kontratën e re ndërsa në momentin e zyrtarizimit të marrëveshjes ai u shpreh se Manchester United ishte i vetmi klub që mund ta bindte për t’u larguar nga Reali i Madridit. Blerja e tij shkaktoi një bum shitjesh në dyqanin zyrtar të klubit, që brenda pak orësh shiti kaq shumë fanella me numrin 7 të futbollistit të tij të ri, sa prodhimi u ndërpre për shkak se kishte përfunduar shkronja R, e cila do të mundësonte shkrimin e plotë të mbiemrit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat