Valdet Rama një hap larg Munich 1860

Sporti

Valdet Rama një hap larg Munich 1860

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:00

Futbollisti 28 vjecar këtë të enjte do të firmosë me ekipin e Bundesligës së dytë të Munich 1860.

Merr zgjidhje më në fund e ardhmja e Valdet Ramës. Mesfushori i kombëtares shqiptare, të cilit i përfundoi kontrata me Valladolidin do të rikthehet të luajë në Gjermani. Sipas mediave italiane, futbollisti 28 vjecar këtë të enjte do të firmosë me ekipin e Bundesligës së dytë të Munich 1860. Ditët e fundit ishte diskutuar shumë për të ardhmen e lojtarit me origjinë nga Mitrovica, pasi nuk po gjente ende një skuadër, madje orët e fundit ishte mësuar se holandezët e Utrechtit e kishin refuzuar.

Gjithsesi lojtari ka gjetur një skuadër duke u rikthyer në Gjermani, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Hannover 96. Futbollisti do të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin e Bundesligës së dytë, ndërsa për të kishin shfaqur interes dhe disa skuadra italiane si Chievo, Genoa apo Atalanta, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat italiane por Rama në fund vendosi të rikthehet në një ambjent që e njeh mirë, si ai i futbollit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat