Zeniti siguron pa frikë kualifikimin në grupe

Sporti

Zeniti siguron pa frikë kualifikimin në grupe

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 21:59

Skuadra e Villas Boas mundi dhe në ndeshjen e kthimit belgët e Standart Liege me rezultatin 3-0

Zeniti i Shën Petërburgut u kualifikua për në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Skuadra e Villas Boas mundi dhe në ndeshjen e kthimit belgët e Standart Liege me rezultatin 3-0, pavarsisht se luajti me 10 vetë për një pjesë të madhe të lojës. Rusët dominuan tërësisht Standartin që për asnjë moment nuk besoi se mund të kualifikohej. Goli I Rondonit në minutën e 30-të i dha avantazhit Zenitit, që u duk sikur e mbylli kualifikimin që në këtë moment.

Dy kartona të verdhë brenda 10 minutave të Fayzulin u mendua se do t’ja komplikonin situatën vendasve, që mbetën në inferioritet numerik por një 11-metërsh I fituar në të 54-trën ja vuri ndeshjen në shinat e duhura Zenitit, me Hulk që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Katër minuta më vonë, Hulk shënoi dhe golin e tretë pas një gabimi në mbrojtje të belgëve. Standart Liege në fund e mbylli takimin me 10 vetë pas kartonit të kuq të marrë nga Faty, duke I dhënë fund aventurës në Champions, pasi në fazën e grupeve shkoi Zeniti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat