Smajli: Eshtë sezon vendimtar për Kukësin

Sporti

Smajli: Eshtë sezon vendimtar për Kukësin

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 21:59

Mbrojtësi Smajli analizon suksesin e parë të Kukësit, ku thekson se ekipi ka ende potencial për të treguar.

Kukësi e nisi me fitore kampionatin, duke i dhënë nënkampionëve të vendit qetësinë e nevojshme për të vijuar arritjen e objektivit. Në derbin e veriut ndaj Vllaznisë, skuadra vuajti jo pak duke kompromentuar fitoren. Mbrojtësi Smajli analizon suksesin e parë të Kukësit, ku thekson se ekipi ka ende potencial për të treguar.

"Na gëzon shumë 3 pikëshi. Ndaj Vllaznisë bëmë një lojë të mirë, por jo shumë të mirë. Rëndësi kanë që u morën 3 pikët."

Në fundjavë Kukësi do të presë në shtëpi Elbasanin, që në javën e parë u paraqit mirë ndaj Skënderbeut. 29 vjecari thur elozhe për kundërshtarin e të dielës, që vuri në vështirësi serioze kampionët.

"Falë digitalbit e pamë ndeshjen Elbasani – Skënderbeu, dhe për hir të vërtetës Elbasani nuk e meritonte humbjen. Kanë një grup të mirë dhe nuk mbështeten tek individët. Por ne luajmë në shtëpi dhe do të hyjmë në fushë për fitore."

Sfida ndaj Elbasanit është e para për Kukësin në shtëpi, debutimi sezonal përpara tifozëve vendas. Smajli shpreson që ky vit të jetë ndryshe edhe për tifozët të cilët i fton të jenë sa më të kulturuar në mbështetje të skuadrës.

"Ky vit është vendimtar edhe për tifozët, pasi nuk duhet të kryejnë akte të shëmtuara. Megjithatë besoj se do jenë në lartësinë e duhur."

Këtë sezon janë disa ekipe që kanë pretendime për titull, dhe me statusin e veteranit në kampionatin shqiptar, Smajli vecon grupin e skuadrave që do të udhëheqë klasifikimin.

"Ekipet pretendente kanë fituar në javën e parë. Mendoj që Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari dhe Tirana do të udhëheqin deri në fund kampionatin."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat