Juniku: Kurrë më keq nuk ka qenë për lojtarët vendorë

Sporti

Juniku: Kurrë më keq nuk ka qenë për lojtarët vendorë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:30


Ish-basketbollistja e gjeneratës së artë të KB Universitetit të Prishtinës, Resmije Juniku, është e trishtuar se si trajtohen dhe shkelen basketbollistët e talentuar (meshkujt) vendorë nga klubet tona! Ajo kërkon më shumë respekt dhe hapësirë për brumin tonë, sepse shumica prej tyre janë më të mirë se ata që vijnë nga vendet e ndryshme të botës. “A mund të përparojë basketbolli vendorë me 4-5 lojtarë të huaj dhe mos të kanë vendin e merituar vendorët? Duket se kjo nuk është e drejtë dhe si mund të fitohet përvoja e basketbollistit tonë duke qëndruar në bankë”, shtron pyetje Juniku! “Ja kujtojë një thënie të vjetër klubeve tona: ‘Si të kruan dora e jote, nuk të kruan e huaja’, shtoi ikona e basketbollit tonë. “15 vite kam luajtur për Universitetin dhe në Ligën e parë Federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Kemi luajtur pa trajnerë të huaj dhe krejt me prodhim vendorë, ku ishim të suksesshme.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat