Majlinda apo ambasadorja më e fortë e Kosovës

Sporti

Majlinda apo ambasadorja më e fortë e Kosovës

Nga: Shkruan: Agim Tahiraj Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:29

Reagimet sportive

Kosova po jeton dhe po mburret me sukseset e jashtëzakonshme të krenarisë tonë, Majlinda Kelmendi (52 kg). Gjithë sportistët e Kosovës, ku do që janë shqiptarët janë krenarë për titullin e dytë të botës së Majlindës. Kisha një parandjenjë se xhudistja Majlinda sërish do të dominojë në Kampionatin Botëror, duke pasur parasysh edhe punën që ka bërë trajneri i saj, Driton Kuka. Është diçka shumë e madhe, e papërshkrueshme për sportin e Kosovës, posaçërisht për vetë Majlindën po ashtu edhe për tërë shqiptarinë. U nisën për në Rusi pa shumë bujë, pa shumë premtime, me deklarata të matura. Kuka vazhdimisht thoshte se do të kthehemi me medalje, por asnjëherë nuk e theksoi të artën. Deklarata e tij më pëlqeu shumë dhe kjo ishte edhe armë më e fortë e motivuese për Majlindën tonë. Bile herën e fundit tha se Majlinda do të luftojë ashtu si di dhe mundet, edhe ashtu veprojë dhe e mbrojti titullin e kampionit të botës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat