Gjakova e Bedeti, para sfidave të mëdha në Botëror

Sporti

Gjakova e Bedeti, para sfidave të mëdha në Botëror

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:27

Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova (57 kg), nesër do të luftojë me rumunen Loredana Ohai, në rrethin e parë të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Rusi. Nora është kthyer pas një kohe, sepse ka pasur një lëndim dhe pritet të ketë një prezantim të denjë, e cila vitin e kaluar u renditet e shtata në Botërorin që u mbajt në Rio. A do të jetë pas Majlindës edhe Nora që do t’i sjellë medalje shtetit të Kosovës. Krahas Norës, nesër do të garojë edhe një shqiptare. Është fjala për Vlora Bedeti, e cila përfaqëson Slloveninë dhe në rrethin e parë ndeshet me kanadezen Stefanie Tremblay. Dy shqiptare, Nora dhe Vlora, shpresojmë se do të bëjnë më të mirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat