Jemi për titull!

Sporti

Jemi për titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:27

Kampioni në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria, merr frymë më lehtë pas pikës së importuar nga Kishnica në duel me Hajvalinë. Futbollisti më përvojë i Llamkosit, Faruk Statovci, tha se barazimi në Kishnicë me rezultat 1:1, ishte vërtetë një pikë kthese për skuadrën e tij, e cila në hapje humbi befasisht nga Drita e Gjilanit me rezultat 1:0. “Ne edhe pse kemi humbur lojën me Dritën, nuk ishte diçka për t’u shqetësuar, sepse fati sportiv nuk ishte me ne. Jemi mobilizuar, edhe kemi arkëtuar një pikë me Hajvalinë. Edhe pse në bazë të asaj çka kemi treguar, është dashtë t’i importojmë tre pikë, sepse kemi qenë më të mirë. Po ky është futbolli.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat