Kurtishaj: Në Prishtinë do të jetë nxehtë!

Sporti

Kurtishaj: Në Prishtinë do të jetë nxehtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:26

Trepça ’89 nga Mitrovica që udhëhiqet nga kryetrajneri Rafet Prekazi, projekton që edhe nga Prishtina të kthehet e pamposhtur. Mitrovicasit pas fitores minimale me rezultat 1:0 kundër Ferizajt, tash mendojnë për derbin në fundjavë me rivalin e vjetër, Prishtinën. Blerand Kurtishaj, sulmues i shkathët i ’89-shit, tha se morën tre pikë të mëdha me Ferizajn dhe beson se do të vazhdojnë me fitore të tjera. “Jemi të kënaqur shumë me rezultatet dhe ende nuk jemi tamam në lojën që dëshirojmë. Mirëpo, gjithçka është duke shkuar mirë dhe jemi duke punuar shumë që të shënojmë sa më shumë fitore. Sa i përket ndeshjes me Ferizajn, u pa qartë që kishte ardhur për t’u mbrojtur, prandaj e kemi ditur që do ta kemi vështirë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat