Krasniqi: Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish

Sporti

Krasniqi: Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 15:37

Edhe Jakup Krasniqi e ka uruar Majlinda Kelmendin, duke thënë se ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish.

“Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi.Kelmendi, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat