Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo, ndërkaq kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi e ka uruar duke thënë se sot është një ditë kampionësh.
“Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar. HTH”, ka shkruar në Facebook.