Ja lista e hendbollistëve kundër Rumanisë!

Sporti

Ja lista e hendbollistëve kundër Rumanisë!

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 13:59

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll, Alfred Llazari dhe kryetrajneri Taib Kabashi, publikun emëroren e hendbollistëve për ndeshjet e kualifikuese për Euro 2018, kundër Rumanisë që zhvillohen më 29 tetor në Bukuresht përkatësisht më 1 nëntor në Prishtinë. Kombëtarja e Kosovës nga 29 gushti do të ketë grumbullimin e parë dhjetëditorë në ambientet e Hotel ‘Onix’ në Banjë të Pejës. “Lojtarët që zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë Kosovës, kanë obligime ndaj klubeve, janë të liruar nga kjo fazë përgatitore”, thuhet në informatën e FHK-së. Paraqitja e hendbollistit Arbër Qerimit është në dyshim, sikur edhe marrëveshja me lojtarin e Besës, Goran Biljaka. Ja lista e kombëtares së Kosovës: portierë: Daniel Dupjachanac, Arbër Curri (Vëllaznimi), Haris Berisha (Besa Famiglia), Flamur Gërbeshi (Suedia), Edon Gashi (Prishtina); hendbollistë: Hamdi Salihu (Kastrioti), Lindrit Fetahu (Kosova), Oltion Beshiri (Prishtina), Florim Hoxha (Prishtina), Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia), Lorik Haxhaj (Kosova), Denis Terziqi (Trepça), Ylber Mjeku (Prishtina), Ben Syla (Kastrioti), Vlerëson Zherka (Kastrioti), Egzon Gjuka (Prishtina), Kastriot Jupa (Besa Famiglia), Petrit Prekazi (Prishtina), Rron Ramadani (Kastrioti), Art Gutiqi (Besa Famiglia), Enis Kabashi (TG Landshut-Gjermania), Kreshnik Krasniqi (Anafen - Turqi), Berat Mahmutaj (HC Ece bulls Bruck - Austri), Valon Dedaj (Otmar Gallen – Zvicra), Sharr Ramadani (GC Amictia - Zvicra), Endrit Abdullahu (Suedia), Adrian Salihu (Norvegji), Arbër Qerimi (Belgjikë) dhe Goran Biljaka (Besa Famiglia).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat