Komentatori rus i pikëlluar: Majlinda, Kosova...

Sporti

Komentatori rus i pikëlluar: Majlinda, Kosova...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 13:30

Komentantori rus dukej shumë i pikëlluar për humbjen e xhudistes ruse Natalia Kuziutina nga krenaria e sportit të Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve, Majlinda Kelmendi. Ai vazhdimisht raportonte për duelin dhe gjithnjë përmendi emrin e Majlindës, Kosovës. Madje në një rast tha se Majlinda vjen nga Kosova, shtet që nuk njihet nga Rusia. Por tash Majlinda i bëri rusët që ta njohin edhe më shumë Kosovën, sepse garuesen e tyre e mundi midis Rusisë. Majlinda jonë ia dha një flakaresh të madh rusëve, duke i mposhtur në konak. Dhe komentantori rus i pikëlluar, vërtetë nuk e kishte të lehtë të raportonte dhe madje të konfirmoi edhe vendimin e gjyqtarëve për fitoren e Majlindës nga Kosova, shtetit më të ri në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat